Ukraina e shpall të përfunduar “misionin luftarak” në Mariupol

Sipas një deklarate nga ushtria ukrainase, forcat ukrainase kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit

Ilustrim

Forcat ukrainase e kanë përfunduar “misionin e tyre luftarak” në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Komandantët e njësive të vendosura në fabrikën masive të çelikut “Azovstal” kanë urdhëruar “ta shpëtojnë jetën e personelit të tyre”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton CNN.

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga fabrika e çelikut, streha e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, e ka përshkruar operacionin e evakuimit në një deklaratë të veçantë, duke vënë në dukje se disa forca ukrainase mbeten në Azovstal.

“53 persona të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstali në një institucion mjekësor në Novoazovsk për kujdes mjekësor, 211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka, përmes korridorit humanitar”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar ushtrinë dhe negociatorët ukrainas.

“Ukraina ka nevojë për heronjtë ukrainas të gjallë. Dita e 82-të e mbrojtjes sonë po përfundon. Një ditë e vështirë. Por kjo ditë, si gjithë të tjerat, synon pikërisht shpëtimin e vendit dhe popullit tonë”, është shprehur Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Ndërkaq, të hënën e 16 majit, dhjetëra autobusë me ushtarë ukrainas që ishin strehuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Ukrainë, janë parë duke u larguar nga fabrika.

Ndonëse nuk është konfirmuar numri se për sa ushtarë bëhet fjalë, siç raporton Reuters, gjatë ditës ishte spekuluar që në Azovstal gjendeshin rreth 600 ukrainas.

Ndërkaq, më gjashtë maj, qindra civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal, nga operacionet e shpëtimit të udhëhequra nga OKB-ja.

Ndërsa, të dielën është shënuar dita e 75-të e agresionit rus në Ukrainë.

Ushtarët ukrainas po evakuohen nga fabrika e çelikut “Azovstal”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika