Abdullahu i PDK-së: Qeveria Kurti është për t’u çuditur – Është e bindur se politika e saj është mbi ligjin

Një varg kritikash janë dhënë nga zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ndaj Qeverisë Kurti. Gjersa thotë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e bindur se politika e saj është mbi ligjin, ai e quan "arrogante" qasjen e qeverisë karshi opozitës dhe jo vetëm

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka vlerësuar se problemi i Qeverisë Kurti mbetet te krahasimi i politikave të dikurshme, të cilat qeveria i konsideron “jo të mira”, ndërsa ato të tanishmet, “më se të drejta” e madje, sipas tij, “edhe mbi ligjin”.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Abdullahu ka deklaruar se një gjë e tillë është, siç e quan ai, “deformuese”.

“Kjo qeveri është për t’u çuditur. E ka problemin se mendon që politikat e mëhershme, qoftë edhe ato që determinojnë ligjet, kushtetutën…nuk janë të mira apo janë të këqija, kurse tash kjo politikë që bëhet, aq më shumë me legjitimietin mbi 51 përqind që i ka, është aq e mirë, aq e virgjër, aq e drejtë saqë ka të drejtë të jetë ndonjëherë edhe mbi ligjin. Është shumë deformuese…”, ka deklaruar ai.

”Qeveria është arrogante në qeverisjen e saj saqë bën kualifikime politike, bile syni vër s’i bën, sepse është e bindur se politika e saj është dhe duhet të jetë mbi ligjin ngase është e virgjër, e drejtë”.

Zëdhënësi Abdullahu ka bërë edhe një krahasim me qasjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, tani dhe kohës së saj në opozitë. Gjersa thotë se LVV dikur fajësonte partitë e atëhershme në pushtet për situatën në veri, fajin më të madh për situatën e kishte Serbia dhe politika destruktive e saj.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, procesi i të cilit pritet të rinisë në shtator, Abdullahu ka deklaruar se i njëjti nuk paraqet shumë premisa.

“Për të përmbledhur se çka do të ndodhë, duhet të mbledhim se çfarë ka ndodhur tash e sa kohë. Nëse nisemi nga kjo premisë, atëherë mund të jemi me jo shumë shpresë për të mos thënë se presim edhe dështime të kësaj natyre që kemi pasur deri tani”, ka deklaruar ai.

Abdullahu deklaron se ndonëse qasja e pushtetit mbetet arrogante dhe poshtëruese ndaj opozitës dhe faktorëve të ndërlidhur me dialogun, përballja me Serbinë nuk mund të rezultojë me sukses nëse koordinimi me SHBA-të vazhdon të anashkalohet.

Ai thekson se opozitarizmi i PDK-së nuk do të ndalet, gjersa veprimet e qeverisë i quajti “populizëm”.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika