Shteti has në vështirësi në kapjen e disa të dyshuarve për vrasjet e fundit

Organet e rendit janë duke hasur në vështirësi, për t’i kapur disa prej të dyshuarve kryesorë për tri vrasjet e fundit që ndodhën javë më parë në Kosovë. Për vrasjen në Runik të Skenderajt nuk është arrestuar asnjë person, përderisa në arrati po qëndron edhe një prej të dyshuarve për përfshirje në vrasjen në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet.

Dy javë më parë në këtë lokal në Runik të Skenderajt, ndodhi një vrasje e rëndë.

Persona të maskuar hynë në kafiteri me armë zjarri, ku nga të shtënat një person ndërroi jetë, e tre të tjerë u plagosën.

Kryerësve të kësaj vepre, Prokuroria akoma nuk u ka rënë në gjurmë.

“Jo, nuk ka asgjë të re. Hetimet janë duke vazhduar. Deri tash janë sekuestruar disa telefona. Jemi duke u marrë intensivisht me rastin”., ka deklaruar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Përveç Skenderajt, në javët e fundit në Kosovë ndodhën edhe dy vrasje të tjera, njëra në Prishtinë e tjetra në Klinë.

I dyshuari kryesor për krimin në Klinë, pas disa javësh në arrati është arrestuar.

Por, ndryshe nga Klina, organet e rendit përkundër që arrestuan tre të dyshuar për vrasjen në Bon Vivant, i pandehuri i katërt Dukagjin Nikolla, për ta është akoma i pakapshëm.

“Deri më tani në kohën kur ne po flasim, mund të themi që hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive me qëllim që të ndriçohet motivi i këtij rasti dhe të lokalizohet e të sigurohet prezenca e të dyshuarit në procedurën penale… Prokurori i shtetit ka lëshuar disa autorizime Policisë së Kosovës, të cilët janë edhe në zbatim të këtyre autorizimeve dhe po presim që të rezultojnë me sukses”, ka deklaruar Laureta Ulaj, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Për kapjen e personave të arratisur, ish-gjyqtari Osman Havolli, tregon se Policia duhet ta rrisë bashkëpunimin me qytetarët.

“Nëse kanë ndodhë vrasjet brenda qytetit të Prishtinës, ata janë largu me diçka, qoftë me automjet, apo drejtimet kah i kanë marrë, lëvizjet kah kanë shku. Krejt këto janë informacione që sigurisht se dikush din diçka’, ka deklaruar Osman Havolli, ish-gjyqtar.

Havolli, që tash punon si avokat por ka një karrierë të gjatë si gjyqtar, thotë se edhe vrasësit e maskuar, sikur ata në Runik të Skenderajt, nuk janë të pakapshëm.

“Me metodat hulumtuese, zbuluese dhe hetimeve gjithëpërfshirëse, që personat eventualisht viktimat e veprës penale a kanë pasur ndonjë konflikt të mëhershëm në persona të caktuar, mund të orientohet në drejtim edhe të këtyre rasteve. Sepse nuk do të thotë se personat e kanë kryer veprën penale me maska dhe janë të pazbuluar”, ka thënë Havolli.

Të tri vrasjet e fundit në Kosovë, ndodhën në lokale.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika