Sot afati për lirimin e ndërtesës së komunës në Mitrovicën e Veriut

E premtja e 25 gushtit është afati për lirimin e ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë

Ndërtesa në Mitrovicë të Veriut që autoritetet lokale pretendojnë se shfrytëzohet nga disa institucione të Serbisë, foto REL.

Për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë, është aktivizuar inspektorati komunal.

Inspektorati kërkon lirimin e saj dhe afati është deri më 25 gusht.

Në përgjigje me shkrim për RTK-në, komuna e Mitrovicës së Veriut sqaron se afati për lirim të objektit është tri ditë.

Komunës nuk i është ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

“Afati prej 3 ditësh përfundon ditën e premte, data 25.08.2023. Vendimi i kryetarit do të zbatohet nga zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore”.

Më pas, komuna sqaron se do të ketë intervenime për rregullimin e objektit.

Nga Lista Serbe, përmes një deklarate, kanë bërë të ditur se punonjësit e institucioneve të Serbisë janë njoftuar se duhet të largohen nga objekti brenda tri ditësh.

“Pas ftesës së komunitetit ndërkombëtar që kryetarët e paligjshëm të komunave të punojnë nga lokacione alternative, ata shkuan një hap më tej dhe duan të na i marrin edhe hapësirat tona”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen./RTK

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika