Komuna e Graçanicës vendos t’u falë 100 euro tatim qytetarëve

Komuna e Graçanicës ka miratuar vendimin për të falur deri në 100 euro tatim të pronës për qytetarët, ndërsa komuna e Prizrenit ka dërguar të njëjtin ligj në Gjykatën Kushtetuese

Fotografi ilustruese

Në një vendim të miratuar me shumicë votash në Kuvendin Komunal të Graçanicës, qytetarët e kësaj komune do të përfitojnë nga një falje tatimi prej 100 eurosh.

Njoftimin e këtij vendimi e ka bërë nënkryetari i komunës, Leutrim Ajeti, i cili ka thënë se vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronë të Paluajtshme.

“Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,” ka bërë të ditur Ajeti, sipas raportimit të “Betimit për Drejtësi”.

Ndërkohë, në Komunën e Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, ka dërguar Ligjin për Tatimin në Pronë të Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese dhe ka kërkuar masën e sigurisë.

Ky veprim është shoqëruar me reagimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka quajtur të panevojshëm këtë dërgim në Kushtetuese, pasi i njëjti ligj është aktualisht në fuqi.

Komunat, sipas tij, kanë kohë deri më 15 shtator për të vendosur nëse do të falin ose jo tatimin në shumën e përmendur prej 100 eurosh për qytetarët e tyre.

Tashmë, pritet të shihet se si do të vazhdojnë komunat e tjera të Kosovës me këtë çështje deri në afatin e përcaktuar më lart.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika