Sulmuan motrën, arrestohen gjashtë persona në një shtëpi në Prishtinë

Dy nga gjashtë personat e arrestuar kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre. Ndërkaq, të arrestuarit  kishin penguar zyrtarët policorë pas mosbindjes së kërkesës së  tyre për të shkuar në stacionin policor

Janë arrestuar gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull, për sulm dhe pengim të zyrtarëve policorë.

Dy prej të dyshuarve kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre, me ç’rast, viktima është detyruar të largohet nga shtëpia.

Të dyshuarit kishin penguar zyrtarët policorë pas mosbindjes së kërkesës së tyre për të shkuar në stacionin policor.

“Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull, dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te shtëpia e prindërve të saj. Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën”, thuhet në raportin e PK-së.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika