Polonia dhe vendet baltike i kërkojnë Bjellorusisë t’i dëbojë luftëtarët rusë

Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzërë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner

Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzërë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës.

“Ne i kemi kërkuar regjimit [të presidentit bjellorus Alyaksandr] Lukashenka ta dëbojë menjëherë nga Bjellorusia grupin Wagner”, tha ministri i Brendshëm i Polonisë, Maricusz Kaminski, pas një takimi me homologët e vet nga Lituania, Letonia dhe Estonia.

Polonia thotë se mijëra luftëtarë të Wagnerit ndodhen në Bjellorusi, e cila kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë.

Lideri bjellorus Lukashenka së fundmi tha se do t’i mbajë 10.000 trupa të Wagnerit në vendin e tij.

“Mijëra, disa prej të cilëve janë kriminelë të liruar nga burgjet ruse në shkëmbim të një premtimi për të luftuar në Ukrainë, janë thellësisht të demoralizuar dhe akuzohen për krime kundër njerëzimit”, tha Kaminski, shkruan REL.

“Është një grup i madh, i aftë për gjithçka”, tha ai, duke e paralajmëruar Bjellorusinë se Polonia do ta mbyllte vijën kufitare me të, në rast të ndonjë incidenti kritik kufitar.

Këto tri vende, po ashtu, i kërkuan Bjellorusisë t’i kthejë mbrapsht menjëherë emigrantët e jashtëligjshëm nga kufiri rajonal në vendet e tyre.

Varshava e akuzoi Bjellorusinë dhe Rusinë se e kanë orkestruar një valë të re të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, për ta destabilizuar rajonin.

Sipas Varshavës, 19.000 emigrantë kanë tentuar të futen në Poloni nga Bjellorusia deri tani këtë vit, krahasuar me 16.000 vitin në vitin 2022.

Lukashenka njoftoi javën e kaluar se luftëtarët e Wagnerit do të mbesin në Bjellorusi, pas vdekjes së liderit të tyre, miliarderit Yevgeny Prigozhin, nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës.

“Wagneri jetoi, Wagneri po jeton dhe Wagneri do të jetojë në Bjellorusi. Thelbi mbetet këtu”, tha ai.

“Ata do të jetojnë këtu dhe do të punojnë me ne për aq gjatë sa ne kemi nevojë për këtë njësi”, shtoi ai.

Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër në qershor.

Trupat e Wagnerit luajtën rol të rëndësishëm në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke i ndihmuar ushtrisë ruse t’i zaptojë pjesët kryesore të qytetit Bahmut, pas gati 10 muajve luftimesh intensive.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika