Kamberi i renditë diskriminimet me të cilat përballen shqiptarët në Serbi

Deputeti shqiptar i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres serbe Ana Brnabiq lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq e cila në Bled të Sllovenisë ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret.

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled , e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë”, ka qenë reagimi i Kamberit pas deklaratave të Brnabiqit.

Kamberi tha se deklarata e kryeministres së Serbisë “është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”.

Tutje Kamberi i ka listuar diskriminimet dhe dhunën me të cilën janë përballur shqiptarët e Luginës vite me radhë.

“Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë. Qindra shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush”, ka thënë ai.

Kamberi ka theksuar se “Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika