Serbët nga kishat ortodokse në Kosovë me këngë lartësojnë Rusinë, “Octopus” publikon pamjet

Me anë të një postimi në Facebook, Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu ka publikuar pamje nga Manastiri i Draganacit e ku tregohen serbë gjersa bëjnë thirrje për pushtimin e Kosovës

Pamjet se si serbët e Kosovës këndojnë për Rusinë duke lartësuar figurën e saj janë publikuar nga drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka publikuar pamje nga Manastiri i Draganacit e ku tregohen serbë gjersa bëjnë thirrje për pushtimin e Kosovës.

“Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, ka siguruar një video të ditëve të fundit, ku serbët në Manastirin e Draganacit (në veri të Gjilanit) këndojnë këngë ku madhërohet Rusia dhe kërkohet okupimi i Kosovës nga Serbia! Përveç kësaj, në këtë objekt ortodoks, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive duke i paguar!”, ka shkruar Musliu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika