Lushaku-Sadriu për videon e LVV-së: Material i pastër propagandues

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se video-të e LVV-së të cilat i cilëson si "propagandë" e subjektit, dhe se video të tilla vijnë si rrjedhojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare e forumit të gruas së LDK-së

Si “material i pastër propagandues” është cilësuar videoja e fundit e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje nga ana e kryetares së forumit të gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se kjo vije si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti gjatë kohës së saj në pushtet dhe rënies në kundërshtim të qëndrimeve të vetë subjektit në pushtet.

“Ky është një material i pastër propagandues që ka bërë LVV tash e tri vite në qeverisje. Jemi mësuar të shohim akuza të drejtpërdrejta kundrejt opozitës edhe kundrejt media fatkeqësisht, është një shembull i paparë ndonjëherë në historinë e Kosovës. Kjo vjen për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie për të dhënë zgjidhje konkrete për problemet që i ka Kosova dhe vjen pikërisht sepse është në ndesh të asaj çka ka premtuar dhe asaj çka di të bëjë. Nga paaftësia për të ditur, për të dhënë zgjidhje konkrete, ajo ka zgjedhur të bëjë material propaganduese”, ka deklaruar ajo.

Lushaku-Sadriu vlerëson se një video e tillë flet mjaft për kryeministrin Albin Kurti.

Ajo tutje thotë se qytetarët duhet të kuptojnë se Qeveria Kurti po i mashtron ata me të dhënat në të gjitha fushat, pa përjashtim.

“Po krijojnë paqartësi. Këtë e bëjnë partitë populliste tipike, këtë po e bën Vetëvendosja”, ka deklaruar ajo.

Videot e Lëvizjes Vetëvendosje ku kritikon opozitën dhe partitë pushtetare në të kaluarën nuk janë të pakta.

Së fundmi, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video në Facebook, nën titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, ku lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika