Berisha: VV-ja i ka futur në gjirin e saj mbetjet e regjimit jugosllav

Zafir Berisha në emisionin Debat Plus ka akuzuar se Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë në veprimtarinë e saj mbetjet e regjimit jugosllav

Ish-luftëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka deklaruar se Vetëvendosja ka përfshirë mbetjet e regjimit jugosllav dhe se kjo është diçka që ata kanë thënë edhe më herët.

Berisha ka theksuar pas Luftës së Kosovës, përplasja më e madhe politike ka qenë midis LDK-së dhe PDK-së dhe vrasjet që kanë ndodhur janë shfrytëzuar, megjithëse ai është i sigurt se 99.99% e këtyre vrasjeve janë kryer nga Serbia.

Ai gjithashtu ka theksuar se mbetjet e regjimit jugosllav janë integruar me Vetëvendosjen pas daljes së kryeministrit Albin Kurti në skenën politike.

“Vetëvendosja e ka rritur zenitin kur ka futur në gjirin e saj mbetjet e regjimit jugosllav sepse e ka thënë edhe në raste të tjera…besoj i dini zhvillimet e pas luftës. Përplasja më e madhe për shumë vite ka qenë në mes LDK-së dhe PDK-së, gjithmonë janë përdorur vrasjet që 99.99 për qind jam i sigurt që i ka kryer Serbia, por që për fatin e keq janë përdorur dhe manipuluar në rastet e gjana…kjo ka vazhduar gjithmonë dhe me një moment ka dalë Albini dhe të gjitha mbetjet e regjimit jugosllav që ishin në LDK u rreshtuan me Albinin, sepse ky doli me vija të kuqe për PDK ose partitë e dalura nga lufta”, ka deklaruar Berisha në emisionin Debat Plus.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, analisti Dibran Hoxha kërkoi të bëjë pyetje mbi pozicionin e Berishës si ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në kohën e Agim Veliut dhe koordinator për sigurinë kibernetike.

Hoxha vuri në dyshim njohuritë e tij në këtë fushë dhe e pyeti nëse ishte e nevojshme të merrte edhe një pozitë të re, ndonëse ai ishte edhe zëvendësministër.

Ky koment solli një përgjigje të fortë nga Berisha, i cili akuzoi Hoxhën duke i thënë se “është pjellë e Serbisë” dhe se ka motive personale në këtë çështje.

Hoxha tutje ka theksuar se Berisha nuk ka pasur njohuri të mjaftueshme për pozitën e koordinatorit e për sigurinë kibernetike, dhe për këtë arsye nuk duhet ta kishte pranuar atë pozitë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika