Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës (VIDEO)

Nga mjeti shpërthyes, siç mëson Dukagjini, ka vetëm dëme materiale. Policia po vazhdon hetimet për llojin e mjetit shpërthyes dhe motivet e mundshme

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hysenit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Megjithëse kanë qenë në shtëpi, sipas Hysenit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes, Hyseni ka thënë se kanë shkuar edhe pjesëtarët e policisë.

Për RTV Dukagjinin, zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë treguar se janë dy vetura të dëmtuara dhe një pjesë e shtëpisë, derisa janë duke vazhduar hetimet për llojin e mjetit shpërthyes dhe motivet e mundshme.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ndërmarrja publike “Trepça”.

“Ndërmarrja Trepça Sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni . Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale.”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika