Arrestohet një i dyshuar për grabitje të bankës në Prishtinë, tjetri në arrati

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se është përfshirë në një grabitje të bankës në sheshin Nëna Terezë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se është përfshirë në një grabitje të bankës në sheshin “Nëna Terezë”.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila po ashtu bëri të ditur se i dyshuari me inicialet N.D është arrestuar pak metra larg vendit të ngjarjes.

“Arrestohet një person për grabitje. Sot nga zyrtarët policorë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë. Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ajo.

Kurse i përfshirë dyshohet të jetë edhe një person tjetër, i cili është ende në arrati.

“Lidhur me këtë rast, policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika