Publikohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës

Skuadra e Ballkanit pasi që ka mësuar grupin dhe kundërshtarët që do t’i ketë në Ligën e Konferencës, ajo ka mësuar edhe orarin e ndeshjeve që do të luaj

Pamje nga festimi i lojtarëve të Ballkanit pas kualifikimit në Ligën e Konferencës, 31 gusht 2023.

Ballkani ka mësuar dje kundërshtarët në grupet e Ligës së Konferencës, pas kualifikimit historik për herë të dytë.

Kampioni i Kosovës, fillimisht do të përballet me Victoria Plzenin më 21 shtator, teksa sfidën e dytë me 5 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj GNK Dinamo Zagrebit.

Në xhiron e tretë dhe të katërt do të përballet me ekipin nga Kazakistani, FC Astana.

Dy përballjet e fundit i zhvillon ndaj Victoria Plzenit dhe Dinamo Zagrebit.

Orari i ndeshjeve të Ballkanit

Sezoni i ri i Ligës së Konferencës do të fillojë më 21 shtator për të gjitha skuadrat, ndërsa kjo fazë përfundon më 14 dhjetor.

Finalja e madhe e garës së tretë më të rëndësishme evropiane do të zhvillohet në Agia Sofia Stadium në Greqi, më 29 maj 2024.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika