Policia nis hetimet për tri vdekje gjatë dy ditëve të fundit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me tri vdekje gjatë dy ditëve të fundit

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me tri vdekje gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, hetimet lidhen me vdekjen e një pacienti nga Podujeva, i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Podujevë 02.09.2023 – 02:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër ka të bëjë me dërgimin e viktimës mashkull në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Rahovec, pa shenja jete.

“Rahovec 03.09.2023-18:40. Në QKMF është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekëso. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse si vdekje e dyshimtë, sipas policisë, po cilësohet gjetja e trupit të pajetë mashkull në Kamenicë e që vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjeksor.

“Kamenicë 03.09.2023-18:20, Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika