Berisha: Komunitetet joshumicë segregohen në Festën e Abetares, dikush të japë përgjegjësi

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për “segregimin” e fëmijëve të komunitetit RAE në Festën e Abetares në Pejë

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha

“Në një festë të Abetares të mbajtur në Pejë e cila në kushte normale është festë edhe fëmijëve të komunitetit Egjiptian dhe po ashtu fëmijëve të komuniteteve Ashkali dhe atij Rom, përkundrazi këto komunitete segregohen shumëfish nga ata që do të duhej të respektoheshin më së shumti”.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në reagimin e tij në Facebook, pas publikimit të një kronike nga Festa e Abetares në Pejë, ku shihet se një grup nxënësish të komunitetit Rom, Ashkalinj, Egjiptianë, ishin veçuar nga ceremonia e përfundimit të klasës së parë dhe shokët e klasës.

Ai ka kërkuar përgjegjësi lidhur me rastin, duke shtuar se “secili nga ju dhe ne se sa të diskrimimunar ishim bashkarisht nga regjimi serb para vitit 1999”.

“Tani a duhemi të vazhdojmë të “vajtojmë” apo dikush në këtë vend duhet të kërkojë falje dhe të japë përgjegjësi”.

Teksa i është drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, Berisha ka thënë se, ndonëse të gjithë mësojnë nga e njëjta abetare “a e kupton ministrja se aty në sallë kishte edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së abetarës”.

“Fillimisht Ministrja znj. Arbërije Nagavci në fjalimin e saj në Pejë thotë… citoj “nga Shtatori femijët SHQIPTARË do të kenë në duar abetaren e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore”. A e di ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri?”, ka shkruar ai.

Në anën tjetër, derisa ka kritikuar mësuesen, Berisha ka thënë se asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim.

“Një mësuese e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë e quajtur Gjylfidane Morina duke iu bërë nder fëmijëve të këtyre komuniteteve i vendos në një vend krejt të veçantë prej nxënësve Shqiptarë dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej, me arsyetimin se këtë po e dëshirojnë fëmijët ndërsa fëmijët e konfirmonin të kundërtën”, shtoi ai.

Pas raportimit të kësaj storie, u ngjallën reagime të shumta.

Ministrja Nagavci është shprehur e shqetësuar duke thënë se këtë problem do ta trajtojë me prioritet të mërkurën.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

“Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet, rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares në Pejë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, “parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet”.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Krasniqi ka dënuar ashpër këtë gjest dhe ka kërkuar nga institucionet që të thirren në përgjegjësi personat përgjegjës.

Jo të gjithë nxënësit e festuan njëjtë festën e abetares në Karagaq të Pejës.

Në vend se të ishin pranë shokëve të tyre për të kremtuar, 10 nxënës të komunitetit RAE ishin ndarë duke u ulur në ulëset e tifozëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika