5 raste të dhunës në familjes gjatë 24-orëve të fundit

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Obiliq, Ferizaj dhe në Vitomericë të Pjeës.

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 5 raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Obiliq, Ferizaj dhe në Vitomericë të Pejës.

“Prishtinë 10.09.2023 – 00:36. Ankuesja f/kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar, djali i saj i mitur, e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore janë në kërkim të dyshuarit, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.

Gllogoc 10.09.2023 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 08.09.2023 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se fillimisht djalin e saj, viktimën mashkull kosovar, e ka larguar nga dhoma e më pas nuk e ka lejuar që të futet në dhomën e tij dhe e ka kanosur se nëse futet në dhomë do t’i bëjë keq vetes apo ndokujt. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Vitomericë, Pejë 10.09.2023 – 18:35. Viktima femër/kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e saj, e cila ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

Rasti i ndodhur në Obiliq, përveç që është cilësuar si dhunë në familje, është cilësuar edhe si posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës.

“Obiliq 10.09.2023 – 02:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte me viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, ka shtënë në ajër me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, 6 fishekë dhe 2 gëzhoja të armës së njëjtë, një sëpatë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika