Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore, shtyhet interpelanca e Kurtit për Martin Berishajn

"Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra.Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha, është shtyrë për një kohë tjetër, në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së"

Kuvendi i Kosoves

Të ejten e 14 shtatorit, Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë gjatë ditës së hënë. Ajo ka theksuar se interpelanca e kryeministrit Albin Kurti, e caktuar për të enjten për ambasadorin Martin Berishaj, do të shtyhet për afat të pacaktuar.

“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Më 14 shtator mbahet seanca e radhës në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra. Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha është shtyrë për një kohë tjetër në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së. Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”, ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika