Mehaj: Turqia mbështet Kosovën në NATO dhe në Këshillin e Evropës

Mehaj, gjatë takimit në Turqi me ministrin Akar, ka thënë se Turqia se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO dhe në Këshillin e Evropës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, është pritur nga ministri Hulusi Akar, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe përkrahjen e Turqisë për Kosovën.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive.

Po ashtu në këtë takim është theksuar nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Siç thotë Mehaj, është biseduar edhe për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

 

Ministri Mehaj e ka falënderuar homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Falënderova ministrin Akar, për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj.

Ndërsa, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ka ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Mehaj ka shtuar se ministri Akar e ka siguruar ministrin Mehaj se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

“Tutje më siguroi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO, në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë”, ka shkruar Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Ndryshe, pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), të hënën e 16 majit, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Republikën e Turqisë, me ftesë të homologut të tij turk, Hulusi Akar.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj kishte bërë të ditur se përveç me ministrin Akar, ai do të takohet edhe me kompani të njohura të industrisë turke të mbrojtjes.

“Pas vizitës në ShBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar. Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizoj edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj.

Ai, ndër të tjera, ka shtuar se do ta vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

Mehaj, gjithashtu, ka deklaruar se këto vizita do të bëhen për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe vendeve të saj partnere.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika