Vdes një qytetar nga Covid19 në Kosovë

IKSHPK ka njoftuar se në dy javët e fundit prej 30.08 – 12.09.2023 në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19. Dhe sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç

Ilustrim

Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vdekja është regjistruar mes datave 30 gusht dhe 12 shtator 2023, periudhë kjo në të cilën ishin regjistruar 67 raste pozitive me virusin SarsCov2.

“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuat se në javën 36 të vitit 2023 ( 04-10 shtator 2023) në rajonin evropian të OBSh-së ka pasur një rënie prej 8,1% të numrit të rasteve të reja dhe një rënie prej 11,3% të numrit të vdekjeve krahasuar me javën 35/2023, IKSHPK njofton se në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika