Borrell i bën bashkë presidentët e Ballkanit Perëndimor, Osmani kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell ka ritheksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka bërë bashkë presidentët e Ballkanit Perëndimor. Në mesin e tyre ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e të tjerë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Nju Jork, ka thënë se integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij.

Osmani ka thënë se në takimin me përfaqësuesin e BE-së, Josep Borrell, ka ritheksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.

“Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.

Lidhur me këtë takim ka reaguar dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka thënë se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve “është garanci për sigurinë në rajon”.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka thënë Begaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika