Osmani takohet me Escbar-in, diskutojnë zhvillimet aktuale politike në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka takuar zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për të diskutuar zhvillimet aktuale politike në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi i OSBE-së, Bujar Osmani, është takuar me Gabriel Escobar, zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Sipas Osmanit, ai me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor kanë biseduar për “zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe nevoja për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor që paraqet një çështje të rëndësishme të sigurisë”.

Më tej, ai ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së janë ngritur në nivel më të lartë falë dialogut strategjik mes vendeve.

“Forcimi i partneritetit strategjik. Progres në agjendën e reformave të brendshme dhe zhvillimin demokratik”, ka thënë Osmani.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut ka thënë se Escobar ka vlerësuar angazhimin në OSBE dhe në Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika