Begaj takon Escobar: Shqipëria mbetet aktive në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pasur një takim të rëndësishëm në New York me të dërguarin e posaçëm të Amerikës në Ballkan, Gabriel Escobar. Këtë takim, presidenti Begaj e ka shfrytëzuar për të theksuar rolin e Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar në New York të SHBA-ve një takim me të dërguarin e posaçëm të Amerikës në Ballkan, Gabriel Escobar, ku është theksuar roli i Shqipërisë në stabilitetin rajonal.

Përmes një postimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter, Begaj ka ndarë edhe disa detaje të takimit.

“Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar aktivisht në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Begaj.

“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e ndërsjellë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika