Stano: Puna për themelimin e Asociacionit të nisë pa kushte, forma do të diskutohet në dialog

Puna për themelimin e Asociacionit duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakushte të mëtejshme. Çështja se si të bëhet, në çfarë mënyre, në çfarë forme do të diskutohet në kuadër të dialogut, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të nisë pa vonesa dhe kushtëzime themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Në një konferencë për media, Stano ka thënë se ky është një “obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë përsipër”.

“Do të përsëris edhe një herë, dy pika shumë të rëndësishme. 27 shtetet anëtare të BE-së, kanë thënë shumë qartë se puna për themelimin e Asociacionit duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakushte të mëtejshme. Çështja se si të bëhet, në çfarë mënyre, në çfarë forme do të diskutohet në kuadër të dialogut. Dialogu është platforma për të zgjidhur çështjet dhe procesi duhet të kontaktohet dhe do të kontaktohet në dialog jo hapur, jo në publik, jo në media. Të gjithë të përfshirët e dinë se çfarë është pozicioni dhe të gjithë e dinë se cili është procesi për të arritur atje, për të zbatuar një nga shumë marrëveshjet”, ka thënë ai.

Ai ka njoftuar se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet në Kosovë për të marrë të gjitha informacionet lidhur me arrestimet e fundit të tre serbëve në veri të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Kosovë, për të zbuluar gjithçka rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës dhe do të reagojmë nëse është e nevojshme”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika