Sveçla: Sulmi me granatë dore në veri erdhi si kundërpërgjigje për arrestimin e tre serbëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sulmi me granatë dore në Lagjen e Boshnjakëve ka ardhur si reagim ndaj arrestimit të tre serbëve të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sulmi me granatë dore në lagjen e boshnjakëve mbrëmë, ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtri e në Burgun e Smrekovnicës.

“Nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës. Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në lagjen e boshnjakëve”, ka thënë ai.

“Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit te qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në lagjen e boshnjakëve”, ka vijuar ai.

Sveçla tha se sulmi me granatë dore është inspiruar nga “nga ish-ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq”.

Ai theksoi se në vend që Vuçiq ta pranojë që Serbia ka kryer gjenocid, ai i glorifikon kriminelët e luftës.

“Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish-ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës”, ka thënë ai.

Kosova, sipas ministrit Sveçla, “do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë”.

May be an image of lighter

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika