Ministria e Financave lanson Programin për reforma në ekonomi

Gjatë kësaj të premteje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar Programin për Reforma në Ekonomi 2024-2026.

“Krahas përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrjen e tyre në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian, ky dokument paraqet një instrument planifikimi të reformave përmes të cilave Qeveria planifikon të shtyjë zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë periudhës 2024-2026”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka njoftuar se ky program përfaqëson edhe nivelin më të lartë të angazhimit në mes të BE-së dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, respektivisht në pjesëmarrjen e këtyre të fundit në procedurat e koordinimit të politikave ekonomike me Bashkimin Evropian.

“Programi është i përbërë nga 3 fusha dhe 12 nën-fusha të përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë: Konkurrueshmëria, Qëndrueshmëria dhe Kapitali Njerëzor”, thuhet tutje në njoftim.

Mes të tjerash, në njoftimin e ministrisë thuhet se “zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është tejet i rëndësishëm në përmirësimin e konkurrencës, krijimin e vendeve të punës, gjithëpërfshirjen sociale, si dhe përmbushjen e kritereve ekonomike gjatë procesit të anëtarësimit”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika