Memli Krasniqi viziton policin i cili mbeti i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë një vizitë te polici Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit në mëngjesin e sotëm nga një grup kriminal serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar policin, i cili u plagos në sulmin terrorist në mëngjesin e sotëm nga ana e një grupi kriminal serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Vizitova policin Alban Rashiti, i cili u plagos në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm, dhe u gëzova që ishte mirë dhe jashtë rrezikut”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se “vullneti dhe vendosmëria e tij dhe e kolegëve të tij, për t’i shërbyer vendit dhe uniformës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë, na e konfirmon besimin se Kosova ka ndërtuar institucione të shkëlqyeshme të sigurisë”.

“Mirënjohje e falënderim për Albanin dhe të gjithë pjestarët e policisë tonë, të cilët gjithmonë janë në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjskë të Zveçanit, është sulmuar Policia e Kosovës, ku mbeti i vrarë edhe polici i Kosovës, me gradën rreshter, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika