Kurti: Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh

Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kanë ndezur qirinj në nderim të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti tha se sonte u ndezën qirinjtë e vogël për një shpirt të madh.

“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti.

Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika