Hoxha për aksionin në veri: Është paralajmërimi i një faze të rrezikshme

Analisti politik, Ylli Hoxha.

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se aksioni i së dielën në Basnjkë të Leposaviqit ishte i organizuar dhe mbështetur nga Serbia.

Ai thotë se ky aksion është vetëm paralajmërimi i një faze të rrezikshme në të cilën mund të futet vendi.

Hoxha thekson se ky nuk është moment çlirimi por duhet të jetë moment mobilizimi.

“Kemi nisur me festu herët. Më shumë do ta vendosja theksin te ajo se çka është gjetur nga ky aksion i përgatitur me përmasat e veta, sasia e armatimit, tregon se ky nuk ka qenë operacion naiv apo kryengritës i disa njerëzve të frustruar. Ka qenë operacion që është lejuar nga shteti serb e sipas të gjitha gjasave është mbështetur dhe organizuar nga shteti serb, dhe nuk do të thotë që ky është fundi”.

“Mendoj që ky është paralajmërimi i një faze të rrezikshme në të cilën mund të futemi e që nuk do të nënkuptojë incidente edhe të tjera që mund të na vijnë, nuk duhet të jetë moment çlirimi jonë, duhet të jetë moment mobilizimi në mënyrë që përgatitjet tona të jenë me gatishmëri që t’i përgjigjen kësaj situate”, tha ai në “Debat Plus”.

Ndonëse thotë se Kosova nga operacioni i së dielës ka fituar në aspektin politik, megjithatë Hoxha potencon se mund të pritet të ketë  incidente të tjera e për të cilat vendi duhet të jetë i gatshëm që të mos lejojë të përsëriten.

“Nuk është e mundur të hyjnë 24 xhipa të hyjnë nga Serbia plot me armatim, nuk është e mundur të blihen ato pa e ditur shërbimi sekret serb. Nuk është e mundur tërë ky organizim, tërë kjo përmasë që ndoshta është bërë gati të luftojë jo vetëm  me policinë por ndoshta edhe me KFOR-in, të jetë një organizim i cili ka shkuar pa u hetuar në Serbi. Është organizim që është suportuar nga vetë Serbia. Mund të presim incidente të përsëritura dhe për këto përsëritje duhet të jemi gati. Kemi fituar shumë më shumë në aspektin politik se sa në atë ushtarak”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika