Digjet një veturë në Leposaviq

Një person në Leposaviq ka raportuar se i është djegur vetura nga persona të panjohur

Fotografi ilustruese

Një person në Leposaviq ka raportuar se i është djegur vetura, në orët e para të së martës.

E njëjta ka njoftuar se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse për trajtim të rastit.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Nga ankuesja femër kosovare është raportuar se para shtëpisë së saj i është djegur vetura, pronë e bashkëshort i saj, e njëjta po ashtu deklaron se në kohën e incidentit ka vërejtur dy persona me kapela, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse për trajtim të rastit. Po ashtu në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kompetent me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika