Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në banesën e tij në Prishtinë, ku kanë arritur të marrin një armë për të cilën ai posedon leje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 21:50.

Ankuesi ka deklaruar se të dyshuarit kanë dëmtuar derën e ballkonit dhe më pas kanë hyrë në banesë.

Ai ka thënë se kishte vërejtur dy persona të maskuar, të veshur me të zeza, duke u larguar nga ballkoni në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Prishtinë 03.10.2026, 21:50. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur kishin dëmtuar derën e ballkonit dhe kishin hyrë me forcë në banesën e tij ku nga aty kanë arrit të marrin armën e tij për të cilën posedon leje. Ankuesi deklaron se kishte vërejtur dy persona të maskuar dhe të veshur me të zeza duke u larguar nga ballkoni në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika