Rohde: Sulmi kriminal ndaj policëve të Kosovës në veri nënvizon nevojën për vazhdim të dialogut

Sulmi kriminal ndaj policëve të Kosovës në veri nënvizon nevojën për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar nevojën, të cilën ai e quan urgjente, për vazhdimin e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo pas sulmit kriminal dhe terrorist të së dielës kundër Policisë së Kosovës në veri.

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”, shkroi ai.

Këtë deklaratë, Rohde e bëri derisa ka shpërndarë një postim në Twitter të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është takuar me këshilltarët e lartë të krerëve të Francës, Gjermanisë e Italisë, me pjesëmarrjen e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Sipas Policisë së Kosovës, në orët e hershme të 24 shtatorit, dy kamionë pa targa ishin vendosur në urën në hyrje të fshatit Banjskë, duke e bllokuar lëvizjen.

Njësitë policore, ku ishte edhe Afrim Bunjaku, u qëlluan me armë zjarri, pasi arritën në vendin e ngjarjes.

Bunjaku nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Incidenti ku u vra ai shënoi fillimin e një përleshjeje të armatosur në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur në Zveçan.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika