Mbappe-s i ofrohet nga PSG të ketë “Kontrollin e plotë” të projektit sportiv të tyre

Sulmuesi Kylian Mbappe do të bashkohet me klubin e Real Madrid-it këtë verë si transferim i lirë, por me sa duket Paris Saint German (PSG) po bënë përpjekje duke i ofruar një rinënshkrim që ai të vazhdojë të jetë pjesë e tyre

Kylian Mbappe

Klubi i futbollit PSG ka ofruar për francezin një projekt sportiv i cili përfshin punësimin e po ashtu, edhe shkarkimin e menaxherëve dhe bashkëlojtarëve të skuadrës.

Përveç se fitimi i tij do të jetë 4 milionë funta në muaj, do t’i ofrohet edhe një tarifë nënshkrimi prej 100 milionë funtash për të ndaluar Madrilenët që ta bëjnë transferimin e lirë të superlojtarit, Mbappe.

Përpjekjet e PSG-së po quhen dëshpëruese, pasi Mbappe veçse do të bëhet pjesë e Real Madrid-it, por të mëdhenjtë e Ligës 1 do t’i jepnin atij këtë kontroll në qoftë se ai do të pranonte të rishkruante kontratën me ta, pra do të vazhdonte në ekipin e tyre.

Kontrata e Sulmuesit francez me klubin e Paris Saint German është afër skadencës pra në fund të sezonit ajo mbaron dhe tani ai është afër bashkimit me Real Madrid-in, raporton DailyMail, përcjell Portali D.

Sipas mediave të huaja Mbappe do të merrte afër 100 milionë fnteve në qoftë se ai do të rinënshkruante kontratën me PSG-në.

Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi, ka raportuar se ky vendim për t’i lënë Mbappes në dorë kontrollin, do t’i lejonte francezit që të merrte vendim edhe për menaxherin argjentinas Mauricio Pochettino i cili është edhe trajneri aktual i klubit të Ligës 1 të Paris Saint German (PSG).

Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi

Por Mbappe me sa duket ka finalizuar marrëveshjen për t’u bërë lojtar i Madrilenëve, ku ai ka shtuar se “Nuk mund të them për të ardhmen time, por do ta dini shumë shpejt… është pothuajse e vendosur”.

Ndeshja e fundit e Mbappes në klubin e PSG-së mund të jetë këtë të shtunë me Metz, ku përmes kësaj ndeshjeje përfundohet edhe sezoni i tyre në ligë.

Ndër të tjera Parisi ka fituar 11-të ndeshjet e fundit në Ligën 1 kundër klubit të futbollit Metz.

Kylian Mbappe ‘ka vendosur të nënshkruajë’ për Real Madridin

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika