Gjobitet shoferi i cili po voziste makinën 237km/h

Një shofer në regjionin e Prizrenit është gjobitur pasi që i njljti ka vozitur makinën në shpejtësi mbi 100km/h më shumë se sa ishte e lejuar në atë zonë. Atij i janë dhënë tri pikë negative dhe një gjobë prej 300 eurosh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dënimi i shoferit i cili po drejtonte makinën me një shpejtëi 237km/h është gjobitur me treqind euro, kjo kundërvajtje ka ndodhur në kilometrin e 25-të rrugës për në Prizren.

Gjithashtu, shoferit i janë dhënë edhe 3 pikë negative të cilit po ashtu do i ndalohet drejtimi i mjetit për tre muaj.

Ky njoftim u bë i ditur nga Policia e Kosovës, ku ata ndër të tjera kanë shtuar se ndërrmarrja e masave do të vazhdojë, pra ky duhet të jetë vetdijësim për shoferët që të respektojnë rregullat.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nga Policia e Kosovës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika