Abdixhiku pas takimit me presidenten: Djemtë e vajzat fituan betejën kundër terrorizmit në terren, koha ta fitojmë atë diplomatike

Kryetari i LDK-së pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, ka thënë se është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe se "djemtë e vajzat fituan betejën kundër terrorizmit në terren, koha ta fitojmë atë diplomatike"

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar ftesë nga presidentja Osmani për takim me të dhe me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim është informuar për gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe për angazhimin e institucioneve shtetërore në përballje me sulmet terroriste gjatë së dielës.

Ai ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e LDK-së për të gjithë në shërbim dhe ka shprehur domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia.

“Kam shprehur mirënjohjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të gjithë në shërbim. Kam shprehur po ashtu domosdoshmërinë e unitetit nacional në përballje me sfidat që mund të vijnë nga Serbia; si shtet sponsorizues e strehues i terroristëve”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Abdixhiku ka theksuar se “djemtë e vajzat tona fituan betejën kundër terrorizmit në terren. Është koha ta fitojmë atë diplomatike në politikë”.

“Në këtë përpjekje jemi bashkë. Në këtë përpjekje na duhen aleatë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika