Kontrabandë me mallra, Policia kap 300 pako çaj dobësimi e mallra të tjerë

Mallrat e dyshuara për kontrabandim, foto nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë e Task Forcës, në kuadër të Policisë Kufitare – Lindje, kanë identifikuar një mjet të dyshuar pa targa që ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

Pasi është ndaluar mjeti i dyshuar, drejtuesi mashkull kosovar, është legjitimuar nga autoritetet policore.

Gjatë kontrollit të mjetit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara për kontrabandim, pa dokumentacionin e nevojshëm.

Mallrat e dyshuara për kontrabandim janë:

  • 99 pako me nga 12 kg mjaltë,
  • 1188 copë kavanoz qelqi,
  • 100 pako me çajra për dobësim “Nerox”,
  • 200 pako me çajra “Detoxs”,
  • 300 copa sprej “Viga 150000”,
  • 100 kutia x12 copë “Exellent Q7”,
  • 200 copa “Titan Gel”.

Pas këtij operacioni të suksesshëm, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, prokuroria kompetente ka vendosur të iniciojë një rast zyrtar me akuzën e “kontrabandimit me mallra”.

Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për hetim më të hollësishëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika