Serbët në kufi, britanikët shtojnë 200 ushtarë në Veri

200 britanik do të shtohen me prezencë në veri të Republikës së Kosovës.

Krejt kjo pasi që Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar me situatën e sigurisë në Kosovë, veqmas pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Se do të shtohet numri i ushtarëve britanik në kuadër të KFOR-it e ka konfirmuar gjatë ditës Sekretari shtetëror i Mbrojtjes, Hon Grant Shapps.

“Ka qenë një kërkesë nga Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë. Kështu që unë kam autorizuar dislokimin e plotë të forcës rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Në ditët e ardhshme, qindra ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit do t’u bashkohen 400 ushtarakëve e ushtarakeve që tanimë janë në Kosovë. Dhe si më e mirë së mirës, unë e di se ushtarët tanë do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka thënë Hon Gant Shapps – Sekretar shtetëror i Mbrojtjes në MB.

E një vendim i tillë është mirëpritur nga një ish-ushtarak.

Hysen Gecaj që ka qenë në gradën e kolonelit në FSK, thotë se ky veprim do të shtoj sigurinë në veri.

“Ky numër i ushtarëve britanik sigurisht se është paraparë që të jetë edhe si numër forcë, por po ashtu edhe ekspertizë për trupat e NATO-s që tani gjenden këtu në Kosovë”, ka deklaruar ish-ushtaraku Hysen Gecaj.

Tutje Gecaj thekson se megjithatë, kufiri i Kosovës me Serbinë, përsëri nuk do të mund të kontrollohet në mënyrë rigoroze.

“Shtimi i numrave në Kosovë të pjesëtarëve të KFOR-it nënkupton edhe rritjen e vigjilencës edhe në brezin kufitar me Serbinë. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që ai numër tash duhet ta mbyllë kufirin hermetikisht dhe të siguroj territorin e Kosovës nga hyrjet ilegale dhe kontrabandimi, qoftë i armatimit qoftë i kontrabandimeve të tjera”, është shprehur Gecaj.

E ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, thekson se ky nuk pritet të jetë vendimi i vetëm i NATO-s.

Ish-atasheu i Kosovës në ShBA, Xhavit Gashi

“Rreziku i menjëhershëm ka kaluar, falë gjithë atyre faktorëve që përmendëm. Mirëpo, nuk është largim i përhershëm kërcënimi. Është shumë mirë që po shihet se Serbia është detyruar të dëgjoj zërat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tani besoj që do të ketë edhe një reagim të ri nga NATO-ja”, ka thënë Xhavit Gashi.

Numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë ka lëvizur ndër vite, varësisht nga situata e sigurisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika