Ligji për t’i tjetërsuar lagjet me migrantë konsiderohet racist në Danimarkë

Banorët e një lagjeje në Kopenhagë janë revoltuar ndaj ligjit danez, që lejon autoritetet të dëbojnë banorët nga zonat ku ata vlerësojnë se ka shumë migrantë. Ata e shohin këtë si një akt racizmi, dhe shprehin që edhe pse janë lindur dhe janë rritur në Danimarkë, janë trajtuar si migrantë joperëndimorë për shkak të statistikave

Banorët e zemëruar të një lagjeje në Kopenhagë kanë thënë se do t’i rezistojnë ligjit danez që u mundëson autoriteteve t’i dëbojnë banorët nga zonat ku ato vlerësojnë se ka shumë migrantë.

“Ky është racizëm”, ka thënë Jawad, mjek prej lagjes Mjolnerparken në qendër të Kopenhagës, e cila është e rrethuar me zona të tjera që janë duke u tjetërsuar.

“Ndonëse kam lindur dhe jam rritur në Danimarkë, në statistika unë jam migrant joperëndimor”, ka thënë ky 29-vjeçar.

Danimarka e ka miratuar një ligj kontrovers më 2018 për t’i rizhvilluar disa “geto” të varfra, në të cilat ka koncentrim të madh të migrantëve.

Në plane përfshihet rindërtimi dhe renovimi i pronave dhe ndryshimi i mënyrës së qiradhënies.

Për disa dekada, Danimarka ka qenë një prej vendeve me politikat më strikte për migrantët në Evropë, dhe me raste, partitë e ekstremit të djathtë kanë folur edhe me tone kundër migrantëve, shkruan REL.

Tetë në 10 persona në Mjolnerparken konsiderohen “joperëndimorë”, dhe personat nga vendet jashtë BE-së – prej Ballkanit dhe Evropës Lindore – hyjnë në atë kategori.

Banorët e lagjes Mjolnerparken kanë thënë se do ta padisin Danimarkën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika