Publikohet lista e lojtarëve të Kosovës për ndeshjet e tetorit

Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e që do t’i zhvillojë gjatë muajit tetor.

“Dardanët” do të ndeshen më 12 tetor në udhëtim ndaj Andorrës.

Ndërsa, pas tri dite, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Izraelin.

“Dardanët” aktualisht gjenden në vendin e parafundit në grup, pa gjasa për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba janë futbollistët e ftuar nga Superliga e Kosovës për këto ndeshje të tetorit.

Ndërkohë, është ftuar edhe Shkëlqim Vladi.

Në anën tjetër, mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda shkaku i lëndimit, kurse në listë mungojnë emrat si Ermal Krasniqi, Ibrahim Dresevic, Arbër Zeneli e Valon Berisha.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika