Prokuroria serbe kërkon masën e paraburgimit për Milan Radoiçiq

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka shpallur një ankesë kundër vendimit të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë në Beograd lidhur me procedurën paraprake për Milan Radoiçiqin. Kjo prokurori kishte propozuar paraburgimin e Radoiçiqit për shkak të rrezikut të arratisjes, por gjyqtari e kishte refuzuar këtë kërkesë. Prokuroria e Lartë Publike kishte kërkuar ndryshimin e vendimit dhe ndalimin e Radoiçiqit

Milan Radojçiq, terroristi që udhëheqi sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paraqitur ankesë kundër vendimit të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili ka refuzuar propozimin e kësaj prokurorie për të caktuar paraburgimin e Milan Radoiçiqit për shkak të rrezikut të arratisjes.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka kërkuar ndryshimin e vendimit dhe ndalimin e Radoiçiqit.

Vendimi për ankesën duhet të merret nga trupi penal jogjykues i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Radoiçiq u mor në paraburgim më 3 tetor, kur u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë. Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë, pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.

Ndryshe, autoritetet serbe të mërkurën e kanë liruar nga mbajtja Milan Radojiçiqin, që institucionet e Kosovës po e dëshirojnë nën pranga, pasi udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë.

Në anë tjetër, pikërisht, në kohën kur Kosova po tenton ta ekstradojë, institucionet e Serbisë ia ndaluan Radojiçiqit hyrjen në Kosovë, shtetin ku kreu krimin.

Madje, atij iu konfiskua edhe pasaporta.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika