Konjufca takohet me presidenten e Bundestagut, pranon mbështetje të mëtejme diplomatike

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar sot presidenten e Bundestagut gjerman, Barbel Bas

Kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe Presidentja e Bundestagut Gjerman, znj. Bärbel Bas

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar një takim me presidenten e Bundestagut gjerman, Barbel Bas.

Me të, Konjufca thotë se diskutoi për partneritetin e ngushtë Kosovë-Gjermani, ndërsa ka pranuar edhe konfirmim të mbështetjes së mëtejme diplomatike.

”Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot të mikpritesha në takim nga Presidentja e Bundestagut Gjerman, znj. Bärbel Bas”.

Në frymën e raporteve të ngushta në mes të vendeve tona aleate dhe mike, Konjufca është shprehur se ka diskutuar “për çështje të rëndësishme, me orientim në kahjen që partneritetin tonë të ngushtë e të palëkundur nëpër vite ta thellojmë edhe më tej në drejtim të zhvillimit të interesave dhe synimeve tona të përbashkëta”.

“E falenderova homologen time, znj. Bas për mikëpritjen dhe për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë gjithnjë Republikës së Kosovës që nga themelimi i saj, por edhe më herët se kaq. Në veçanti, shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për qëndrimet e qarta të Gjermanisë, sa i përket sulmit terrorist në Banjskë”, është shprehur Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka theksuar se e ka njoftuar presidenten e Bundestagut gjerman se Kosova ka arritur suksese të rëndësishme sa u përket treguesve të demokracisë në vend.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika