Lekaj: Nuk do të votojmë asnjë marrëveshje derisa Qeveria të përmirësohet

Pal Lekaj nga AAK ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje e asnjë ligj derisa Qeveria e Kosovës "të përmirësohet", duke shtuar se sjelljet jo të mira të kryeministrit Kurtit “na kanë sjellë në këtë situatë”

Pal Lekaj, AAK

Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje.

“Nuk është në domenin tonë, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe nëse në domenin e tyre dominojnë vetëm numrat dhe arroganca e numrave, atëherë vije deri në një situatë e tillë që ne nuk do të votojmë asnjë marrëveshje, asnjë ligj derisa ata (Qeveria) të përmirësohen”, ka thënë Lekaj.

Sipas Lekajt, sjelljet jo të mira të Kurtit “na kanë sjellë në këtë situatë”.

“Mendoj se të gjitha këto sjellje jo të mira mos t’i quaj “rebele” të kryeministrit, na kanë sjellë në këtë situatë dhe derisa ai ka nevojë për opozitën, atëherë duhet të dominojë arsyeja dhe të përfillen kërkesat e opozitës”, ka thënë tutje Lekaj.

Lekaj: Të largohen sanksionet ndaj Kosovës, nuk dëmtohet një kryeministër

Në studio u diskutua dhe për sanksionet ndaj Kosovës dhe nevojën e vënies së sanksioneve ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të vazhdojë pa u sanksionuar Serbia, për këtë çështje Lekaj është shprehur se duhet të sanksionohet edhe Serbia nga ndërkombëtarët.

“Ne e kemi thënë dhe po e them prapë se sanksionimi i Serbisë duhet patjetër të ndodhë, duhet të sanksionohet Serbia në këtë drejtim urgjentisht, por në të njëjtën kohë duhet patjetër të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, sepse po dëmtohen qytetarët, nuk dëmtohet një kryeministër”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika