Ngrihet aktakuzë ndaj serbit që i sulmoi gazetarët në veri

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S., për sulm ndaj gazetarit në Zveçan

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.S., për sulm ndaj gazetarit të një mediumi gjatë trazirave të 29 dhe 31 majit, në Zveçan.

Sipas Prokurorisë ka dyshim të bazuar se ai ka kryer veprat “Pjesëmarrja në turmë dhe huliganizmi“ dhe “Sulmi“.

“I pandehuri, me datë 29 maj 2023 dhe me 31 maj 2023, në Zveçan, me dashje, ka marrë pjesë në turmën e mbledhur të personave, të cilët me veprimet e tyre ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ashtu që, derisa persona të maskuar ishin duke e sulmuar veturën e Policisë së Kosovës, i pandehuri së bashku me persona tjerë kanë sulmuar gazetarin e mediumit RTV-21 B.Z., policët e Kosovës, dhe gazetarët tjerë që ishin prezent”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Po ashtu, më 31 maj D.S., në njoftim thuhet se përdori forcën ndaj gazetarit B.Z., i motivuar në bazë të kombësisë, ku i dëmtuari ishte duke i përcjellë protestat që zhvilloheshin nga komuniteti serb afër objektit të komunës së Zveçanit, dhe ishte një grup i protestuesve me maska të cilët nisen në drejtim të një veturë të Policisë së Kosovës, e i dëmtuari niset në drejtim të tyre me qëllim të fotografimit dhe xhirimit.

“Por, në ato momente një grup prej tre personave i kërkojnë që t’i fik pajisjet, dhe e fyejnë si dhe kërkojnë që të largohen ekipa e mediumit, dhe në momentin që fillojnë të largohen, “grupi i personave fillojnë t’i ndjekin dhe gjatë largimit, i pandehuri përdor forcën ndaj të dëmtuarit – gazetarit B.Z., duke e goditur me grusht në bel në anën e djathtë”, sqarohet më tej nga prokuroria.

Prokurori i Shtetit ka propozuar që gjykata të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika