Senatorët amerikanë arrijnë në Presidencë, nisin takimin me presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Takimi është mbajtur në kabinetin e Presidencës, dhe pas takimit do të ketë deklarim për media.

Në takim po merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Pamje nga takimi, foto EO

Po ashtu, duke filluar nga ora 10:00, senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa, kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të lartë të ShBA-së në Kosovë, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Ndryshe, senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika