Murati: Javën që po lëmë pas nënshkruam marrëveshje në vlerë prej 79 milionë eurosh

Ministri Murati ka treguar se në javën që po lëmë pas janë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 79 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se në javën që po lëmë pas janë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore në vlerë prej 79 milionë eurosh.

Murati ka thënë se prej tyre janë 61 milionë eurosh me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF.

Ai ka thënë se 9 milionë euro janë grant me qeverinë zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit.

Tutje, Murati është shprehur se 9 milionë euro janë grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit.

Sipas tij, janë 50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika