Osmani në Këshillin e Evropës, kërkoi që të pranohet Kosova

Të premten e 20 majit në Torino të Italisë është mbajtur mbledhje e Këshillit të Evropës (KiE). Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka kërkuar që të pranohet Republika e Kosovës në KiE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Në mbledhjen e KiE, Kosova nuk ishte në agjendën e diskutimit për pranimin e saj, por pavarësisht kësaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut, Bujar Osmani, ka kërkuar që shteti i Kosovës të pranohet në KiE.

Osmani ka lobuar duke treguar vlerat e Kosovës, dhe duke argumentuar se Kosova meriton të jetë anëtare e saj.

“Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, kishte thënë i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Osmani.

Këshilli i Evropës

Përveç Maqedonisë se Veriut, Kosova është duke u përkrahur nga Gjermania e cila kishte dhënë edhe sugjerimin për aplikim në KiE.

Edhe aleati kryesor Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA) janë duke e përkrahur Kosovën.

Ndërsa, Franca është duke e kundërshtuar aplikimin e njëanshëm, kështu kishte deklaruar ambasadori i Francës në Beograd.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika