Pas 5 vjetësh, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Palauit

“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka njoftuar zv.ministri i Punëve të Jashtme, Ahmeti

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se marrëdhëniet diplomatike me Palauin janë rikthyer pas pesë vjetësh.

“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka shpërndarë edhe një fotografi ku shihet ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, me përfaqësuesin e Republikës së Palauit.

Republika e Palauit është shtet ishullor, i cili pozicionohet në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor.

Republika e Palauit kishte njohur Kosovën më 6 qershor të vitit 2009, ndërsa në vitin 2019 kishte raportime se Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika