Digjet një arë në një fshat të Skenderajt

Është djegur një arë në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është nën hetime

Në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt është djegur një arë që ishte e mbjellë me fidane.

Ky rast ka ndodhur të premtën e 20 tetorit në orën 19:00, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Nuk raportohet për persona të lënduar derisa rasti vazhdon të hetohet.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Prekaz i Poshtëm, Skenderaj 20.10.2023-19:00. Më 21.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kishin vënë zjarrin arës së tij, e cila ishte e mbjellë me fidane. Si pasojë e zjarrit ishte djegur edhe sistemi i ujitjes së arës. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika