Një qytetar në Banjskë dorëzon në Polici armën pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga fshati Banjskë të Zveçanit, ka dorëzuar në stacionin policor një armë, për të cilën nuk kishte leje

Fotografi ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga fshati Banjskë i Zveçanit ka dorëzuar një pistoletë në stacionin policor të hënën.

Sipas njoftimit të Policisë, pistoleta është sekuestruar nga i dyshuari mashkull kosovar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 23.10.2023 – 10:00. Nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë, të cilën i njëjti e ka sjellë në stacion policor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku është plagosur edhe një polic, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë policorë.

Më pas, grupi i terroristëve u strehua në Manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Nga Policia janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.

Gjithashtu, nga ky rast është kapur edhe një sasi e madhe armatimi, ndërsa disa sulmues të tjerë nga pamjet me dron, janë parë teksa kanë ikur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika