Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me PSG-në

Futbollisti francez ka njoftuar se vendimi i tij është që të nënshkruaj marrëveshjen e tij me PSG-në edhe pse Real Madridi ishte në bisedime me të për një kontratë ai duket se ka marrë vendimin për qëndrim në klubin Paris Saint German

Sulmuesi Mbappe ka konfirmuar se do nënshkruajë marrëveshjen e re me klubin, 23 vjeçari tashmë është bërë temë e debatit gjatë këtyre javëve se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.

Para ndeshjes me Metz ditën e shtunë ai ka njoftuar për vendimin e tij që do t’i përkushtohet PSG-së.

Pas marrjes së këtij vendimi, La Liga ka shkruar një deklaratë për këtë lloj marrëveshjeje ku ata kanë thënë se kjo sulmon stabilitetin ekonomik të futbollit evropian, dhe se kjo vë në rrezik mijëra vende pune.

LaLiga do të paraqesë një ankesë kundër PSG-së përpara UEFA-s, autoriteteve administrative dhe fiskale franceze dhe autoriteteve të Bashkimit Evropian për të vazhduar mbrojtjen e ekosistemit ekonomik të futbollit evropian dhe qëndrueshmërisë së tij.

Sipas La Ligës PSG po merr investim të pamundur, pasi që ata kanë një faturë të papranueshme pagash dhe humbje financiare në sezonet e mëparshme.

Ndër të tjera ata shtuan se presidenti i klubit të Paris Saint German po shkel rregullat aktuale të kontrollit ekonomik të UEFA-s dhe Francës.

Sjellja që kanë treguar ata është një sjellje që nuk tregon respekt dhe nuk i respektojnë rregullat, pasi që këto rregulla janë thelbësore dhe duhet të mbahen.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika